Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali 120 milionë euro për Pogban

Real Madridi dëshiron që ta përfundojë epokën e Paul Pogbas në “Old Trafford”, pasi sipas “The Sun”, madrilenët i kanë ofruar gjigantit anglez Manchester United, 120 milionë euro.

24-vjeçari u rikthye te “Djajtë e Kuq” në vitin 2016-të për rekordin e asaj kohe, 105 milionë euro, por nuk e ka gjetur formën më të mirë dhe është kritikuar shumë për lojën e tij, derisa Jose Mourinho e ka lënë jashtë formacionit javëve të fundit, transmeton KTV.

Real Madridi që nuk po tregon më të mirën në ligë këtë sezon, e sheh Pogban si futbollist që mund t’i ndihmojë madrilenëve të kthehen në krye të La Ligës spanjolle.