Real Sociedadi do t’i arkëtojë 24 milionë euro nga kalimi i Antoine Griezmannit te Barcelona.
Griezmann e siguroi transferimin në “Camp Nou” më 12 korrik, pasi klubi Katalan e pagoi klauzolën 120 milionë euro të vendosur nga Atletico Madridi.
Ish-ekipi i tij do të marrë 20% të çmimit nga marrëveshja e shitjes së tij, si pjesë e kalimit nga Anoeta në kryeqytetin spanjoll në vitin 2014, për çmimin e 30 milionë eurove, transmeton “Sporti në KTV”.
Kjo shumë e parave mund të rritet në 32 milionë euro, pasi Atletico pritet të bëjë padi kundër kampiones në fuqi të La Ligës, për mënyrën se si te transferoi francezin.
Skuadra e udhëhequr nga Diego Simeone bën të ditur se Griezmann pranoi t’i bashkohej Barcelonës në mars të vitit 2019, pa i treguar klubit për dëshirën e tij për t’u larguar, dhe më vendimtare, para se klauzola e tij prej 200 milionë eurove të ulej në 120 milionë më 1 korrik.