Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi mund ta shesë Hazardin

Eden Hazard mund të largohet nga Real Madridi. Lëndimet e shumta të sulmuesit belg ka bërë që klubi të mendojë shitjen e tij.

Sipas mediave spanjolle krerët e klubit madrilen janë të gatshëm ta shesin yllin belg për 70 milionë euro.

Hazard këtë edicion ka luajtur vetëm 198 minuta në La Liga duke shënuar dy gola.

30-vjeçari u transferua nga Chelsea në vitin 2019 për 115 milionë euro.

Ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2024.