Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi mposht Zenitin në Euroligë

Walter Tavares shënoi 16 pikë ndërsa Real Madridi mposhti me vështirësi nikoqirin, Zenit Petersburgun, 75:71.

Ishte takim i xhiros së 28 në Euroligë e që u zhvillua të enjten mbrëma.

Madrilenët tani kanë 17 fitore e 11 disfata, dhe e kalojnë Zenitin në renditje.

Reali është në vendin e gjashtë, ndërsa Zeniti dy vende më poshtë.

Gabriel Deck shtoi 15 pikë për vizitorët nga Spanja. Kevin Pangos me 14 pikë, Billy Baron me 12 dhe Alex Pythres me 11 të tjera, ishin më të dalluarit në humbje. Zeniti ka 16 fitore e 11 humbje.

Artikuj të ngjashëm