Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi me shumë mungesa ndaj Bilbaos

Real Madridi po përballet me mungesa të shumta. Skuadra madrilene për ndeshjen e radhës në La Liga, që e luan të mërkurën ndaj Athletic Bilbaos, do t’i ketë të grumbulluar vetëm 14 futbollistë.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga trajneri Carlo Ancelotti. Lojtari i fundit që do të mungojë në këtë ndeshje është David Alaba, që dyshohet se është infektuar me koronavirus.

Në ndeshjen ndaj Bilbaos do të mungojnë edhe Luka Modriq, Marcelo, Lunin, Gareth Bale, Marco Asensio, Rodrygo dhe Isco.

Ndeshja Athletic Bilbao – Real Madrid luhet të mërkurën nga ora 21:30.

Marcelo, Lunin, Bale, Asensio dhe Rodrygo, si dhe Davide Ancelotti, asistenti i parë teknik. Isco është gjithashtu i sëmurë.