Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, nuk pritet të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos. Austriaku mungoi në gjysmëfinale kundër Barcelonës për shkak të zgjatjes së muskulit, ndërsa Carlo Ancelotti ka shpresuar që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Megjithatë, “Marca” ka shkruar të shtunën se 29-vjeçari ka gjasa të mëdha të mungojë në këtë ndeshje dhe do të kthehet në Spanjë për ta vazhduar rehabilitimin. Alaba nuk ka stërvitur me skuadrën qëkur u lëndua në stërvitjen e parë të “Los Blancos” në Riyadh dhe tani është në dyshim për të luajtur edhe kundër Elches në udhëtim, në Kupën e Mbretit.
Trajneri Ancelotti nuk e ka të gatshëm për lojë as Dani Carvajalin që ka dalë pozitiv me Covid-19. Finalja mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos luhet të dielën në orën 19:30.