Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi humb 3 me 0 nga Eibar

Real Madridi ka humbur 3 me 0 nga Eibar në La Liga.

Reali ka marrë gol qysh në minutën e 16 të ndeshjes nga Gonzalo Escalante, transmeton koha.net.

Pastaj pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 52-të, Sergi Enrich ka shënuar golin e dytë ndërsa pas vetëm 5 minutash, në 57-ën Kike ka shënuar golin e tretë.

Real Madrid me këtë humbje mbetet në pozitën e 6-të, ndërsa Eibar kalon një pozitë më lartë, të 7-ën.