Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madriri triumfon ndaj Eibarit

Real Madridi e ka shënuar fitoren e katërt radhazi në La Liga. Në kuadër të xhiros së 14-të, madrilenët kanë fituar në udhëtim te Eibari 2:1. Reali shënoi dy gola të shpejt. Karim Benzema në minutë e 6-të i dha epërsinë e parë mysafirëve.

Në minutën e 13-të, Luka Modriq realizoi golin e dytë. Vendasit reaguan shpejt duke ngushtuar epërsinë e Realit në 2:1 me Kike Garcian në minutën e 28-të. Ky ishte edhe goli i fundit në pjesën e parë. Në të dytën, madrielënt shënuan edhe një gol për të vulosur fitoren. Në kohën shtesë realizoi Lucas Vasquez.

Real Madridi renditet në vendin e dytë në elitën e futbollit spanjoll me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi që është lider. Por, Reali ka dy ndeshje më shumë sesa Atletico.