Real Madridi po shpreson që Kylian Mbappe nuk do të përfshihet në ekipin e Paris Saint-Germainit për ndeshjen kundër Reimsit, të dielën në kampionat.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit madrilen po shpresojnë që të dielën ta zyrtarizojnë sulmuesin francez.
Mbappe do të bashkohet me Francën për ndeshjet e muajit shtator derisa Real Madridi do të ketë kohën që i duhet për të përgatitur një festë për ta mirëpritur atë në klub. Edhe pse duhet t’i respektojë protokollet e shëndetit dhe sigurisë mes pandemisë COVID-19, Real Madridi do të preferonte që prezantimi i Mbappes të bëhej në një hapësirë të hapur ku mund të jenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm tifozësh.
Prezantimi i yllit francez para tifozëve madrilen mund të bëhet me datën 9 shtator.