Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi fiton “El Clasicon” e parë

Yjet e Real Madridit, përfshirë Jude Bellinghamin dhe Vinicius Juniorin, ishin të pranishëm në palestër të enjten mbrëma në “El Clasicon” e basketbollit.

Anglezi dhe braziliani e përcollën nga afër fitoren e Real Madridit ndaj Barcelonës, 65:64, bashkë me Rodrygon dhe Aurelien Tchouamenin.

Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të “Euroligës”.

Real Madridi ka pesë fitore në po aq ndeshje të luajtura, kurse Barcelona ka katër fitore e një disfatë.

Yjet e skuadrës madrilene shpresojnë në një tjetër fitore të shtunën, por në futboll.

Real Madridi luan në udhëtim te Barcelona në orën 16:15, në ndeshjen që i takon xhiros së 11-të të La Ligas.

Edhe Fiton Real Madridi, titulli mund të vendoset në “El Classico” Futboll Fiton Real Madridi, titulli mund të vendoset në “El Classico”

Real Madridi ka 25 pikë, një më shumë se Barcelona.

“El Clasico” e parë në futboll mes Barcelonës e Real Madridit është zhvilluar në vitin 1902.

100 fitore i ka Barcelona, një më pak se Real Madridi. 52 herë skuadrat janë ndarë baras.