Më shumë se 24 orë nga bërja publike e vendimit të CAS-it, që la në fuqi pezullimin 10-vjeçar të Skënderbeut në garat evropiane, vjen edhe reagimi i klubit korçar.
Të premten, CAS-i vetëm vërtetoi dënimin e UEFA-s, që e analizonte Skënderbeun për 10 vjet pa të drejtë pjesëmarrjeje në garat evropiane, për shkak të kurdisjes së ndeshjeve, raporont “Sporti në KTV”.
“Nuk mund të mos jetë i njëanshëm një proces, i cili mbështetet në raporte të cilat nuk kane asnjë bazë të provuar shkencore dhe të cilat nuk kanë të bëjnë fare me analiza të mirëfillta sportive. Është e papranueshme që CAS-i të marrë si të mirëqena raportet e BFDS, sistem për të cilin askush nuk ka dijeni si funksionon, përfshirë edhe CAS-in. Është e papranueshme që CAS të mos marrë në konsideratë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive dhe të ekspertëve sportiv të KF Skënderbeut, të cilët në mënyrë metodike dhe shkencore kanë hedhur poshtë çdo argument të ngritur nga UEFA”, thuhet në reagimin e klubit shqiptar, duke thënë se provat e vetme të UEFA-së ishin dëshmi personash anonim.
Skënderbeu për këtë rast ka paditur inspektorë të UEFA-s, ndërsa është paralajmëruar ankesë pranë Gjykatës Federale zvicerane, kundër vendimit të CAS-it, që në muajin korrik.
Në komunikate, klubi korçar shkruan se nuk do të vazhdojë aktivitetin më të njëjtin përkushtim, vizion dhe ambicie për të arritur rezultate edhe më të mira se ato të sezoneve të shkuara.