Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reagimi epik i Lacazettet për golin e Xhakës

Ish-sulmuesi i Arsenalit, francezi Alexandre Lacazette, ka bërë reagim të veçantë për golin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, në fitoren e “Topçinjve” 3:1 ndaj Tottenhamit të shtunën.

“Vllau Jeeem!” ka shkruar francezi në gjuhën shqipe në Instagram, duke shprehur gëzimin për golin e Xhakës, që e vulosi fitoren.

LEXO EDHE:

Analizë e “SkySportsit” për formën e mrekullueshme të Xhakës sivjet

Xhaka po shkëlqen në edicionin e ri në Premier League me Arsenalin. Pas fitores të shtunën, ekipi i Mikel Artetas mbetet lider për të paktën edhe një xhiro në ligën angleze. Nga tetë ndeshje, Arsenali ka grumbulluar 21 pikë.

Xhaka sot e realizoi golin e dytë personal në këtë sezon. Ka edhe tri asistime.

Image
Artikuj të ngjashëm