Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raspadori zbehë gjasat e Milanit për titull kampioni

Giacomo Raspadori erdhi në lojë si zëvendësues dhe e ndryshoi krejtësisht rrjedhën e lojës.

Sassuolo të mërkurën në mbrëmje, shënoi fitore me përmbysje në udhëtim te Milani me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A të Italisë.

Pas gjysmë ore lojë, ishin “rossonerët” ata të cilët kaluan të parët në avantazh nëpërmjet Hakan Calhanoglus që u asistua nga Alexis Saelmaekers.

Megjithatë, Raspadori që hyri në lojë në minutën e 64-rt, e shënoi golin e parë në minutën e 76-të.

Golin e fitores e realizoi shtatë minuta para fundit falë asistimit të Domenico Berardit.

Pas 32 xhirove, Milani ka 66 pikë në vendin e dytë, ndërsa Sassuolo i vendit të tetë ka 49 pikë.