Pas problemeve me lëndime në Përfaqësuesen e Kosovës është ftuar mbrojtësi Fanol Përdedaj, raporton KTV.
KTV-ja raporton gjithashtu se Anel Rashkaj nuk do të luajë në ndeshjen e së dielës ndaj Turqisë pikërisht për shkak të lëndimit.
Gjatë stërvitjeve të djeshme probleme me lëndime kanë pasur edhe mbrojtësi Avni Pepa, Amir Rrahmani, mesfushori Valon Berisha e portieri Samir Ujkani.
Kosova sot po stërvitet në “Riza Lushta”, ndërsa mbi 300 shikues janë prezent në stadium.