Pas mbrojtësit Avni Pepa, sot është lënduar edhe mesfushori Anel Rashkaj.
KTV raporton se ai u lëndua sot në stërvitje në një duel me sulmuesin Atdhe Nuhiu.
Kujtojmë se Rashkaj është rikthyer në përfaqësuese pas një periudhe të gjatë.
Kosova ndeshjen e radhës e luan më 11 qershor ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.