Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avni Pepa lëndohet në stërvitje, kthehet Valon Berisha

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Avni Pepa, është lënduar në stërvitjen e sotme para ndeshjes me Turqinë, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Image

Pepa u lëndua pas një dueli me Milot Rashicën. Ai është larguar nga seanca stërvitore.

Në anën tjetër, në skuadër është kthyer mesfushori Valon Berisha. Ai po stërvitet i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Image

 

Image