Kthimi në Suedi po del të jetë i suksesshëm për ish-kapitenin e Kosovës, Anel Rashkaj. Ndonëse skuadra e tij e re, Athletic Eskilstuna, nuk ka shënuar fitore në pesë xhirot e para, mesfushori prizrenas ka kompletuar të gjitha ndeshjet dhe ka shfaqur formë të lartë.
Ka kohë që Rashkaj nuk është ftuar në përfaqësuese, para së gjithash, për shkak të nivelit të ulët në të cilin luante. Ai ishte pjesë e kategorisë së dytë të Norvegjisë për disa vite rresht dhe kështu mbeti jashtë konkurrencës për një vend në mesfushën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Por përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, nuk ka mbyllur dyert për të, ndërsa as 27-vjeçari nuk i ka humbur shpresat për kthim nëse vazhdon me formë të mirë. Kosova ndeshjen e radhës e luan më 11 qershor ndaj Turqisë, në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.