Ish-kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, po i kalon në Finlandë ditët e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mesfushori 30-vjeçar, që vazhdon të jetë pjesë e Kosovës, më 8 shkurt ka firmosur për skuadrën SJK. Edicioni 2020 nuk ka nisur ende në Finlandë për shkak të koronavirusit. Por për Rashkajn është me shumë rëndësi që e ka familjen e ngushtë afër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazeta e madhe finlandeze Ilta Sanomat, ka shkruar për lojtarët e huaj në Finlandë. Në mesin e tre lojtarëve që kanë treguar për ditët e tyre në kohë të pandemisë, është edhe mesfushori Rashkaj.
Ai ka thënë se kjo kohë është e vështirë për të gjithë në botë. Rashkaj po kalon mirë në Seinajoki.
“Familja ime pra gruaja dhe tre fëmijët, janë këtu me mua. Kjo është gjëja pozitive. E kam marrë familjen nga Suedia rreth një muaj më parë, para se kufijtë të mbylleshin. Nuk dihet se sa kohë kufijtë do të jenë të mbyllur, tre muaj apo gjithë verën. Për këtë jam ngutur që të marrë familjen këtu”, ka thënë Rashkaj.
Ai ka luajtur gjatë në Suedi dhe ka pjesën tjetër të familjes në këtë vend.
Ndonëse ka thënë se nuk është ekspert, Rashkaj vlerëson se në Finlandë po menaxhohet mirë kriza. Qasja e Suedisë dallon prej shumicës së vendeve tjera dhe kjo nuk i pëlqen Rashkajt. Në Suedi nuk janë mbyllur shkollat dhe masat nuk janë si në vendet tjera evropiane.
“Natyrisht jam i brengosur për familjen në Suedi. Atje ka shumë kontakt me njerëzit tjerë. Gjendja në Suedi duket se po keqësohet çdo ditë. Por unë nuk jam ekspert. Vetëm koha do të tregojë nëse ishte ide e mirë apo e keqe”, ka thënë Rashkaj.
Rashkaj po mundohet të ushtrojë dhe të qëndroj i gatshëm. Nuk ka ndalë vrapimet dhe ushtrimet në shtëpi. Edhe klubi i ri, SJK, ka qenë korrekt ndaj tij.
“Situata vetëm duhet të pranohet. Ajo ka ndikim në gjithë botën. Gjëja më e rëndësishme për mua është që fëmijët dhe gruan i kam afër. Duhet të jemi të durueshëm”, ka thënë Rashkaj, përcjell Koha.net.