Mesfushori Anel Rashkaj është i lumtur që ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, për dy ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020, raporton “Sporti në KTV”.
Rashkaj, në një intervistë dhënë të premten “Sportit në KTV”, ka theksuar se shpreson të paraqitet në njërën prej dy ndeshjeve kualifikuese, atë kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Rashkaj, për herë të fundit me Kosovën ishte grumbulluar dy vjet më parë. Ai është i lumtur me rezultatet e viteve të fundit të Kosovës.
Rashaj ka qenë kapiten i Kosovës dhe ka luajtur rregullisht për Kosovën. Por, ai nuk është paraqitur në asnjë ndeshje zyrtare pas pranimit në UEFA dhe FIFA.
Mundësinë, shpreson ta ketë më 7 qershor kundër Malit të Zi, apo pas tre ditësh ndaj Bullgarisë.
Rashkaj e ka fituar ftesën e Kosovës, falë paraqitjeve të mira në Suedi me skuadrën, Eskilstuna.