Kur miqësoret me klube mesatare evropiane ishin luks për përfaqësuesen e Kosovës, Anel Rashkaj ishte gjithnjë në dispozicion.
Ishte në dispozicion edhe kur përfaqësuesja nisi etapë të re - të luajë miqësore me përfaqësuese, me leje nga FIFA. Rashkaj ishte në dispozicion për Kosovën vazhdimisht prej vitit 2009 e tutje, por prej 2015-s nuk ka marrë ftesë, me përjashtim të një rasti, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ftuar në qershor të vitit 2017 për një ndeshje kualifikuese për Botëror ndaj Turqisë, por nuk ishte përfshirë në formacion. Ishte lënduar në ditën e tretë të grumbullimit dhe kështu mbeti jashtë kombinimit.
Gati papritur, Rashkaj është ftuar nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e qershorit. Të premten e kaluar Kosova barazoi 1:1 me Malin e Zi në Podgoricë, ndërsa të hënën fitoi 3:2 ndaj Bullgarisë në Sofje.
Mungesa e tre mesfushorëve kryesorë, por edhe forma e mirë që Rashkaj po shfaq në Suedi, bënë që 29-vjeçari të ftohet pas dy vjetësh. Ndaj Malit të Zi qëndroi në stol, ndërsa ndaj Bullgarisë u aktivizua.
Pasi Kosova kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 14-të përmes Milot Rashicës, bullgarët ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 43-të dhe më pas kaluan në epërsi 2:1 në minutën e 55-të.
Ishte një periudhë kur Kosova po kishte telashe të mëdha në mesfushë. Bullgarët po e kërkonin edhe golin e tretë dhe kështu seleksionuesi Challandes vendosi të reagonte. Në minutën e 62-të largoi Idriz Vocën për të aktivizuar Rashkajn dhe në vend të Mërgim Vojvodës aktivizoi Florent Hadërgjonajn. Dolën ndërrime të qëlluara...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)