Mesfushori ofensiv i Kosovës, Milot Rashica, ka thënë të jetë emocionuar shumë me ndeshjen e parë në shtëpi, para tifozëve “dardanë”.
“Është ndeshja e parë që kemi luajtur në shtëpi, dhe kemi pas përkrahjen shumë të madhe të tifozëve tanë”, ka thënë Rashica.
Sa i përket ndryshimit të krahëve nga e majta në të djathtë, Rashica ka thënë se kanë “bashkëpunim shumë të mirë në treshen e ofensivës dhe gjatë lojës kanë mundësi të ndryshojnë anët, duke respektuar edhe taktikën e trajnerit”.