Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica shënon supergol për Beshiktashin

Milot Rashica

Milot Rashica e ka gjetur rrugën e rrjetës pas kthimit nga lëndimi te Beshiktashi.

Rashica ka shënuar në minutën e katërt të ndeshjes, që Beshiktashi po e luan në transfertë te Rizerspori.

27-vjeçari nga Kosova shënoi nga jashtë 16-metërshit me të majtën, duke e lënë portierin vendas Akkan pa gjasa për reagim.

Ishte ky goli i tretë i Rashicës me fanellën e gjigantit turk në Superligë. Ka edhe një asistim.

VIDEO: