Futbollisti i mirënjohur shqiptar, Milot Rashica në Interaktiv të KTV-së ka rrëfyer për karrierën e tij te Werderi si dhe pritshmëritë që ka me Kosovës në kualifikimin për evropian.
Ai e ka cilësuar një vit të suksesshëm për të vitin 2018.
“Ka qenë një vit shumë i suksesshëm si në aspektin personal, ashtu edhe me kombëtaren e Kosovës. Së pari transferimi im nga liga e Holandës në Gjermani ka qenë një hap i madh në karrierën time, e së fundmi e përmbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme me kalimin e grupit, duke dalë të parët me Kosovën. Besoj se ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme jo vetëm për neve si lojtarë por për gjithë popullin”, ka thënë Rashica.
Ai thotë se Kosovës i ka konvenuar Liga e Kombeve.
“Nëse i ka konvenuar dikujt kjo ligë jemi ne, por edhe kombëtareve të tjera të vogla. E në këtë ligë ka qenë pak më lehë, pasi kemi kaluar edhe më shumë kohë së bashku, e edhe trajneri ka sjellë një frymë të re dhe besoj se me plot meritë e kemi kaluar grupin. Në kualifikimin e kaluar nuk e kemi njohur njëri tjetrin, kurse tani mblidhemi më shpesh e po luajmë edhe bukur. Ndeshja më e rëndësishme ka qenë ajo ndaj Azerbajxhanit, aty s’ka pas rëndësi se kush shënon por që ta realizonim ëndrrën. Ka pas presion sidomos nga mediat edhe nga tifozët, e kemi ndier presionin por jo në atë masë sa të mos e menaxhojmë. Ne kemi hyrë vetëm për fitore e në fund ja kemi arrit qëllimit”, ka thënë ai.
Edhe
Rashica për faqen e Norwichit: Lufta na bëri më të fortë
Ai shton se përkrahja është gjithmonë e rëndësishme e kjo nuk ka munguar as kur Kosova ka luajtur në Shkodër.
“Por, sigurisht edhe rruga edhe stërvitjet kanë vështirësuar gjërat, kurse tani e kemi shumë më lehtë edhe pasi luajmë në shtëpi. Do të ishte mirë stadiumi të ishte më i madh, pasi besoj se do të ishte gjithmonë i mbushur. Mënyrë ma të lehtë edhe më reale për t’u kualifikuar se përballja ndaj Maqedonisë s’besoj që kemi pasi, ose që kemi me pas ndoshta për një kohë të gjatë. Por, normal që dihet edhe kualiteti i skuadrave që kemi në grup. Me përkrahjen e tifozëve pse të mos arrijmë të shkaktojmë edhe befasi. Sigurisht se nuk është diçka e lehtë por edhe nuk e kemi presionin shumë të madh prandaj mund të bëjmë diçka të mirë”, thotë Rashica.
E shortin tregon se e ka pritur me dy bashkëlojtarë të tij çekë.
“Dy bashkëlojtarë të mi luajnë për Çekinë edhe ishte interesante. Por, sigurisht se Anglia është favoriti. Nuk kemi luajtur me kundërshtarët e tjerë të grupit dhe përveç Anglisë të tjerat nuk i njohim, por fokusi gjithmonë duhet të jetë te kundërshtari i radhës. S’ka asnjë ndeshje të lehtë. Nëse e shohim kualitetin që kemi dhe klubet ku luajmë besoj se s’kemi dallim të madh. Ne kemi me ja nis me synimin për të arritur edhe vendin e parë”, ka thënë Rashica.
Më tutje ai ka folur për ish-trajnerin e Kosovës Albert Bunjakin, si dhe trajnerin aktual Bernard Challandes.
“Fati i keq i Albert Bunjakit ka qenë se kemi qenë të gjithë të rinj, e kemi luajtur ndaj kundërshtarëve shumë të fortë, çka na ka pamundësi të bëjmë lojën tonë. E me ardhjen e trajnerit të ri kemi pasur edhe kundërshtarët të nivelit tonë, por ka sjellë edhe taktika të reja, edhe kanë ndryshuar mjaft gjëra. Gjithçka tani është shumë më mirë se në fillim, besoj se kemi bërë progres shumë të madh. Vokrri ka qenë shumë i rëndësishëm, lajmi për të më ka tronditur. Kemi pasur çdo ditë me ditë e kemi bërë edhe mjaft humor, pas s’ka qenë vetëm serioz. Shkaku i tij na është plotësuar ëndrra për të qenë të barabartë me të tjerët”, ka thënë Rashica.
Ai thotë se ka përkrahje nga shqiptarë kudo që shkon.
“Kur luaj edhe jashtë Bremenit e shoh në stadiumi që vijnë plot shqiptarë me flamuj që dojnë me më taku ose me bërë ndonjë foto, e normal ne jemi krenarë me të gjithë që na përfaqësojnë. E mënyra më e mirë është përmes sportit e muzikës. Gjasat janë shumë të mëdha, edhe për faktin se jemi lojtarë të rinj edhe rritemi bashkë pasi mund të bëjmë një bërthamë të fortë. Jemi në rrugë të duhur. Në muajt e fundit kam filluar të luaj me Werderin, kam fituar besimin e trajnerit. E synimi ynë është Evropa. Tani kemi pasur disa probleme me lëndime, por besoj se mund t’ia dalim. Ai ka përmendur faktin se stadiumet në Gjermani janë të stërmbushura, e është mahnitur me atmosferën në Dortmund”, shprehet ai.
Edhe
Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë
Ai thotë se nuk mendon largimin nga Bremeni.
“Për momentin po ndihem mirë në Bundesligë, por futbollit nuk i dihet. Synimi im është që të luaj momentalisht te Werderi e të përmirësohem edhe më tepër”, është shprehur Rashica.