Milot Rashica ka thënë pas ndeshjes se ai me bashkëlojtarë duhet ta harrojnë sa më shpejtë këtë humbje, të rigjenerohen e të kthehen edhe më të fortë për duelin e radhës, kundër Spanjës.
Kosova më 31 mars do të luajë në Sevilla kundër Spanjës, në ndeshjen e dytë kualifikuese të Botërorit që luhet vitin tjetër.
“Natyrisht, jemi të zhgënjyer me rezultatin duke e parë se si shkoj loja në pjesën e parë. Mënyra se si i pranuam golat nuk e di se a janë reale. Duhet të provojmë këto ditë të rigjenerohemi e të kthehemi për lojën tjetër. E kemi ditur kualitetin e tyre. I patëm dy-tri raste apo gjysmëraste. Po të finalizonim, do të mund t’u bënim problem. Filluam shumë herët në pjesën e parë të luanim me topa të gjatë dhe për atë nuk luajtëm si në pjesën e parë. Ata e fituan ndeshjen dhe duhet t’ua urojmë fitoren. Ky është futbolli. Ne dëshirojmë ta fitojmë çdo ndeshje”, theksoi Rashica pas ndeshjes.
-
Rashkaj: Kosova ka nivel për ta mposhtur Sllovakinë
-
Xhaka thotë se ndeshjet me Kosovën janë gjithnjë të veçanta
-
Foda: Pjesa e parë nuk ishte fytyra e vërtetë e Kosovës
-
Xhaka: Sikur të luanim si në pjesën e parë, rezultati do të ishte 6:0 ose 7:0
-
Synimi i Kosovës – fitore ndaj Islandës dhe kalimi në Ligën B