Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica mund të largohet nga Norwichi

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica pritet të largohet pas vetëm një sezoni nga Norwich City. Tabloidi “The Sun” ka raportuar se krerët e Norwichit do t’i shesin disa prej lojtarëve pas rënies në Championship, në mesin e të cilëve është edhe Rashica.

Norwichi këtë edicion u rikthye në Premier League, por nuk arriti të mbijetojë duke e konfirmuar rënien katër xhiro para përfundimit të sezonit. Renditet në pozitën e fundit në tabelë me 22 pikë të grumbulluara pas 34 ndeshjeve të zhvilluara, ku ka regjistruar vetëm pesë fitore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashica iu bashkua Norwichit verën e shkuar me bujë të madhe për 11 milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025. Në 32 paraqitje në të gjitha garat, Rashica ka dy gola e po aq asistime. Për 25-vjeçarin, kjo është hera e dytë rresht që nuk arrin ta shpëtojë ekipin e tij nga rënia. Sezonin e shkuar, ai u largua nga Bundesliga me Werder Bremenin.