Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica luan 90 minuta në fitoren e dytë të Norwichit

Norwich ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premier League, duke mposhtur Southamptonin 2:1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Adams (4’), ndërsa Pukki (7’) barazoi shumë shpejt.

Për golin e fitores të Norwich u përkujdes mbrojtësi Hanley (79’).

Te Norwich për 90 minuta u para ylli kosovar Milot Rashica, ndërsa te Southamptoni nga minuta e 57-të u inkuadrua Armando Broja.

Norwich renditet i 19-ti me tetë pikë, ndërsa Sottoni ka 14 pikë në vendin e 13-të.