Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford i ka dhënë mbështetje klubit të tij për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Moratas.
Sulmuesi spanjoll nuk ka luajtur rregullisht për Los Blancos, duke bërë vetëm 14 paraqitje në ligë, për çka edhe është i hapur për një largim nga Santiago Bernabeu, transmeton Koha.net.
“Klubi i madh do të tërheqë lojtarët e mëdhenj, dhe kjo është ajo që ne duam”, është shprehur ai për Sky Sports News HQ kur është pyetur për Moratan.
“Çdokush që mund të vijë dhe ta ndihmojë klubin të fitojë trofe, që është qëllimi kryesor, ata janë lojtarët që i duam këtu. Konkurrenca e mirë është shumë e rëndësishme nëse dëshironi sukses”, është shprehur Rashford.