Elbasan Rashani ka gjasa të mëdha t’i mungojë skuadrës së Clermontit në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligue 1, kundër Metzit që zhvillohet të dielën.
Mediumet franceze kanë shkruar se Rashani ka munguar në stërvitjen e së enjtes për shkak të dhimbjes në muskulin e këmbës. Madje, thuhet se për shkak të këtij lëndimi , Rashani pritet t’i mungojë Clermontit në ndeshjen e radhës.
Rashani gjatë kësaj vere iu bashkua Clermontit si lojtar i lirë dhe në tri ndeshje të zhvilluara, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.