Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani krenar me paraqitjen e Kosovës ndaj Spanjës

Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani pranoi se është krenar me paraqitjen e Kosovës në duelin kundër Spanjës. Rashani tha se Kosova krijoi disa raste të mira shënimi, përkundër që gjatë tërë ndeshjes ishte e fokusuar në mbrojtje.

“Shumicën e kohës jemi mbrojtur, por edhe kemi krijuar raste. Duhet të jemi krenar për paraqitjen që e patëm ndaj Spanjës, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë. Mendoj se kjo lojë është një sinjal pozitiv për të ardhmen e Kosovës”, është shprehur Rashani. Ai beson se Kosova mund të luftoj për pozitën e tretë në Grupin B.

“Normalisht, që mund të arrijmë shumë. Këtë muaj kemi pasur paraqitje të mira dhe nëse vazhdojmë me këtë lojë, atëherë është e mundshme edhe pozita e tretë në grup”.

Artikuj të ngjashëm