Trajneri i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi mendon se paraqitja e Kosovës ndaj Spanjës ka qenë shumë e mirë.
Ai theksoi në “Interaktiv” të KTV-së se duhet të ndihemi krenar me atë që kanë shfaqur lojtarët në fushë. “Djelmoshat kanë pasur paraqite shumë të mirë. Deri te goli i parë, nuk kanë pasur asnjë rast spanjollët. Spanja ka ekip shumë cilësor.
Kosova ka qenë e përgatitur për ti bërë ballë Spanjës. Duhet të jemi krenar. Kemi pasur raste të mira me Rashicën e Muriqit. Ata e përjetojnë më së rëndi”, tha Krasniqi.