Mbrojtësi Dion Gallapeni ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është skuadër e fortë.
“Ndjenjë e jashtëzakonshme të luash për Kombëtaren e Kosovës. Sot kemi dëshmuar që jemi skuadër e fortë. Kemi arritur sukses historik me kualifikimin në plejof. Është një formacion me tre mbrapa, që ka dy anët, ofanzive dhe defanzive. Është formacion që më pëlqen shumë. Rasti im është motiv edhe për lojtarët tjerë, që nga liga e Kosovës mund të arrijnë gjëra të mëdha”, ka thënë ai.