Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani asiston në humbjen e Oddit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani ka asistuar për Oddin, por ka pësuar disfatë nga Branni me rezultatin, 2:1.

Rashani asistoi në golin që pati vlerën e barazimit 1:1 në minutën e 65-të.

Ndeshja Brann – Odd u zhvillua të martën dhe i takoi xhiros së 30-të të kampionatit “Eliteserien” të Norvegjisë.

Rashani luajti deri në fund të takimit. Për sulmuesin 27-vjeçar ishte asisti i tetë këtë edicion. Ai në 24 paraqitje ka shënuar edhe tre gola.