Elbasan Rashani e ka shënuar asistimin e katërt të kampionatit, derisa ka edhe tri gola të shënuar.
Reprezentuesi i Kosovës asistoi në humbjen e thellë 4:1 të skuadrës së tij Odd kundër Moldes, në duelin që i takoi xhiros së 29-të në elitën e futbollit norvegjez.
Rashani asistoi në minutën e nëntë të takimit për Mushaga Bakenga.
Këtë epërsi, skuadra e Oddit e mbajti deri në minutën e 71-të, kur nga ai moment deri në fundin e ndeshjes pranoi katër gola.
Odd është në vendin e shtatë në tabelë, dhe pas 28 ndeshjeve të luajtura ka arkëtuar 43 pikë.
Molde nga ana tjetër në vendin e dytë ka 59 pikë pas 29 ndeshjeve.