Bashkimi me lehtësi të madhe e mposhti lideren e Ligës së Parë në konkurrencën e femrave, Penzën, me shifrat 98:56.
Në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, para afër 1000 të pranishmëve, ndër ta edhe Arpagjikët, që për herë të parë sivjet vinin në mënyrë të organizuar, prizrenaset nuk patën konkurrencë për asnjë moment, raporton KTV.
Dy pikët e para për Penzën i shënoi Saranda Daci. Por, më pas Bashkimi u kthye me seri 17:0, dhe i mbylli 10 min e parë me shifrat, 32:12.
Me të njëjtin ritëm të lojës, vendëset vazhduan edhe në çerekun e dytë, madje epërsia më e lartë ishte 30 pikë, 25 sekonda pa përfunduar pjesa e parë. Kjo u arrit falë të disponuares për lojë, Khadija Brown Haywood, që shënoi 6 trepikësh.
19 sekonda pa përfunduar periudha e tretë 76:38 ishte rezultati, 38 pikë epërsi për vashat "portokallezi", ndërsa në atë të fundit, vendëset shkuan edhe në +44 pikë. Epilogu final në fund ishte 98:56.
Kapitenia e prizrenaseve, Gresa Gashi, tha se skuadra luajti më e bashkuar se kurrë, kurse trajneri i Penzës, Fabian Gjuka, deklaroi se asgjë nuk shkoi mirë te skuadra e tij.
Edhe
Basketbollistet e Bashkimit e fitojnë bindshëm ndeshjen e parë të plejofit
Më e dalluara në këtë përballje te Bashkimi ishte amerikania Khadija Brown Haywood, që shënoi triple-double prej 31 pikësh, 13 asistimesh e 11 kërcimesh, ndërsa te Penza u dallua Saranda Daci me double-double prej 16 pikesh e 14 kërcimesh.
Në xhiron e 16, Bashkimi luan si mysafir i Vushtrrisë, kurse Penza e pret Vëllaznimin.