Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ranieri i jep fund aventurës me Romën në fund të sezonit

Claudio Ranieri do të largohet në fund të sezonit nga Roma.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri italian.

“Erdha në Romë, pas thirrjeve nga klubi dhe si një tifoz i Romës, isha në gatishmëri për ta ndihmuar klubin, transmeton KTV.

Detyra ime si trajner i Romës, mbyllet në fund të sezonit”, deklaroi Ranieri.

Së fundi, sipas mediave italiane Roma, ka nisur bisedimet me trajnerin e Ajaxit, Ten Hag, që shihet si zëvendësues i Ranierit.