Tifozët e mbetur të Manchester United brenda stadiumit “Anfield Road” po brohoritnin që pronarët e klubit të largoheshin kur trajnerët dhe lojtarët ishin kthyer tashmë në zhveshtore për të analizuar dështimet e tyre në humbjen poshtëruese 4:0 nga Liverpooli. Ishte ky një moment, përpara se të përballeshin me median, dhe autokritikën nga trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick dhe mesfushori Bruno Fernandes në stadiumin e rivalit më të ashpër të Unitedit.
“Ajo që unë u them atyre në dhomat e zhveshjes qëndron atje, pa dyshim", tha Rangnick, përpara se të ofronte një shije të vlerësimit të mallkuar. “Thjesht nuk ishim në gjendje të luanim në pjesën e parë. Nuk fituam asnjë top. Në shumicën e situatave të topit të parë ne ishim thjesht spektatorë. Ne ishim shikues. Nëse luan kështu kundër një ekipi si Liverpooli, atëherë është e vështirë”.
Duke ardhur nga trajneri i përkohshëm, i cili do të kalojë në një rol konsulent në fund të sezonit, Rangnick pasqyroi një pamje të zymtë të asaj që pritet që trajneri i ardhshëm Erik ten Hag të gjejë në “Old Trafford”. Humbja me rezultatin e përgjithshëm 9:0 në dy ndeshjet e këtij sezoni ndaj Liverpoolit në Premier League ka ekspozuar mangësitë e ekipit me Ole Gunnar Solskjaerin dhe, tani, Rangnickun në krye. Ndoshta kredencialet e trajnerëve Solskjaer dhe Rangnick mund të debatohen, duke pasur parasysh përvojën e tyre të kufizuar në nivelin e lartë përpara se të punësohen nga United. Përshtatshmëria e pronarëve të largët gjithashtu mund të vihet në dyshim, veçanërisht pasi ata duket se tregojnë pak dashuri ndaj klubit përtej aftësisë së tij për t'i bërë me para.
“Çdo pronar duhet të analizojë situatën”, tha Rangnick. “Nuk është aq e vështirë të analizosh. Skuadra ka nevojë për një rindërtim”.
Paul Pogba, Edinson Cavani, Jesse Lingard dhe Juan Mata janë mesin e lojtarëve që u skadon kontrata në verë. Deri në dhjetë lojtarë të rinj mund të kërkohen sezonin e ardhshëm, dhe është nënshkrimi i trajnerit Ten Hag nga Ajaxi që ende nuk është përfunduar. Megjithatë, si mundet që Unitedi të mos jetë më afër fitimit të titullit kur më shumë se një miliard dollarë janë shpenzuar për lojtarë qëkur Alex Fergusoni u tërhoq në vitin 2013 pasi fitoi titullin?
“Nëse nuk mund ta mbash topin, nëse nuk mund të bësh të paktën pak presion mbi topin kundër një ekipi si Liverpooli është problem”, tha Rangnick. “Ne thjesht nuk i sulmuam ata. Ne nuk guxuam t'i sulmonim”.
Ky vlerësim ishte pavarësisht se Unitedi pranoi dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën. Dy gola për Liverpoolin i shënoi Mohamed Salah, ndërsa me nga një kontribuuan Luis Diaz e Sadio Mane.
Liverpooli po sfidon Manchester Cityn për titullin e kampionit në Premier League, për t'iu bashkuar Manchester Unitedit me 20 tituj të fituar. Ndërkohë, Manchester Unitedi ka zbritur në vendin e gjashtë në tabelë, dhe deri në fund të sezonit i duhet të luftojnë për të siguruar një pozitë që edicionin e ardhshëm dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Për ne është jashtëzakonisht e turpshme të kemi konferenca të tilla. Por, ne vetëm duhet të pranojmë se ata janë shumë më të mirë se ne”, tha Rangnick.
Rangnick ia atribuoi suksesin e fundit të Liverpoolit kur Juergen Kloppit iu dha kohë për të riformuar skuadrën nga punësimi i tij në vitin 2015 në fitimin e Premier Leagues në vitin 2020, duke përfshirë lavdinë e Ligës së Kampionëve në vitin 2019. United nuk ka fituar asnjë trofe që nga titulli i Ligës së Evropës në vitin 2017 me Jose Mourinhon si trajner.
“Unë nuk po fajësoj askënd – as lojtarët e mi, as dikë tjetër – por ne vetëm duhet të kuptojmë se çfarë lloj skuadre kishin në dispozicion. Kjo thjesht tregon se çfarë skuadre dhe ekipi cilësor kanë ndërtuar së bashku, duke punuar së bashku me Juergen dhe ekipin e tij në gjashtë vjetët e fundit”, tha Rangnick për Liveropolin. “Kjo nuk është vetëm një çështje e cilësisë së lojtarëve, është gjithashtu një çështje se si ata luajnë së bashku, çfarë mentaliteti kanë, çfarë lloj energjie. Unë do të thosha se Liverpooli ka 25 makina garash të Formula 1 në ekip”.