Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, thotë se është shumë i lumtur për kualifikimin në finalen e FA Cup dhe shpreson që trofeun ta fitojnë për hir të trajnerit Arsene Wenger.
Wenger, që është kritikuar ashpër nga tifozët për mos-sukses në vitet e fundit, të dielën arriti të dërgonte ekipin në finale të FA Cup pasi eliminoi Cityn e Guardiolas në gjysmëfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishte e rëndësishme për ne të siguronim finalen për të, për ne dhe për fansat dhe të kemi pak pozitivitet rreth nesh. Ai ishte shumë i lumtur për ne, por ne jemi të gëzuar që arritëm një finale për të. Ai e meriton dhe shpresojmë që të fitojmë për të”, ka deklaruar uellsiani.
Wenger ka fituar FA Cup gjashtë herë.