Tottenhami po vazhdon interesimin për Aaron Ramseyn.
Mesfushori uellsian do të largohet nga Juventusi në verë, pasi nuk ka gjetur hapësira në formacionin e trajnerit Andrea Pirlo këtë edicion.
Tottenhami e sheh Ramesyn si zëvendësues të Dele Allit, që do të largohet nga ekipi në verë.
Drejtuesit e skuadrës së Juventusit janë të gatshëm ta shesin mesfushorin. 30-vjeçari këtë sezon ka shënuar dy gola dhe tri asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat.