Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos: Vuajtëm, por kaluam fazën së bashku

Sergio Ramos i cili sonte ndaj Napolit zhvilloi paraqitjen e tij të 100 në Ligën e Kampionëve, ka thënë t’i ketë ndihmuar ekipit me golat e tij.

“Ishte ndeshja ime numër 100 në Ligën e Kampionëve dhe doja ta ndihmoja ekipin me gola në kohë të vështirë. Ne vuajtëm, por kaluam së bashku. Kur ju dini formulën atëherë çdo gjë është e lehtë”, ka thënë Ramos.

“Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Është ndeshje që duhet analizuar, veçanërisht në pjesën e parë. Përkundër kësaj, unë jam i lumtur që kaluam, por duhet të analizojmë gabimet që kemi bërë”.