Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos beson se referët anglezë janë më të butë sesa ata spanjollë dhe u ka kërkuar referëve në La Liga të marrin shembull ata të Premier Leagues.
Këto deklarime të Ramosit erdhën pasi u përjashtua me karton të kuq në fitoren 3:0 që Reali e shënoi të dielën mbrëma ndaj Deportivo La Corunas, shkruan Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni i Realit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë pasi goditi me bërryl Borja Vallen gjatë një dueli në ajër. Kartonin e parë të verdhë e mori gjatë pjesës së dytë pasi shtyu në fytyrë Fabian Scharin e Deportivos gjatë një zënke, përcjell Koha Ditore.
"Në disa aspekte ne duhet të shikojmë më tepër te futbolli anglez dhe të lëmë lojtarët të luajnë më tepër, më pëlqen sistemi i tyre. Në Evropë referët janë më tolerantë", ka thënë Ramos, që ka marrë kartonin e 23-të të kuq në karrierën e tij me Real Madridin. "Nuk pajtohem me kartonin e dytë të verdhë, ishte e ekzagjeruar, por e vlerësoj mendimin e referit. Unë nuk kam pasur qëllim të lëndoj askënd, thjesht u mundova të mbroj veten, por mëson nga gjërat", ka shtuar Ramos...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.