Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani: U eliminuam nga një skuadër tejet e fuqishme

Foto: Driton Paçarada / KD

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, është shprehur se eliminimi i skuadrës së tij nga rrethi i dytë kualifikues në Ligën e Evropës ka ardhur për shkak të gabimeve të lojtarëve të tij.

Feronikeli u eliminua nga Slovan Bratislava duke u mposhtur në të dy ndeshjet, 2 me 1 në Sllovaki dhe 0 me 2 në Prishtinë.

“Ky eliminim ndoshta nuk është edhe aq i vështirë sa i TNS. Ne kishim një skuadër tejet të fuqishme përballë. U munduam me kundërsulme të shënonim një gol dhe të kërkonim kualifikim. I uroj lojtarët e mi për angazhimin dhe duhet që sa më shpejt të kthehemi në realitet dhe të vazhdojmë tutje", ka thënë ai pas ndeshjes.