Mesfushori kosovar, Ylber Ramadani ka shënuar gol të bukur të premten mbrëma në Skoci.
Ai shënoi golin e tretë për Aberdeenin që fitoi 4:1 ndaj Hibernianit. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të të Premier Leagues së Skocisë.
Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi me goditje nga distanca.
Për 26-vjeçarin ishte goli i parë në 13 paraqitje. Ai ka edhe një asistim.
Artikuj të ngjashëm