Ylber Ramadani luajti 120 minuta për Aberdeenin në gjysmëfinale të Kupës së Skocisë.
Aberdeeni të dielën humbi nga Glasgow Rangers me shifrat, 2:1. Aberdeeni ishte në epërsie me golin e shënuar në minutën e 41-të, por 20 minuta më vonë Rangers barazoi shifrat në 1:1.
Fitoren gjiganti skocez e arriti me golin e shënuar në shtesën e parë prej 15 minutave, saktësisht në minutën e 94-t.
Ramadani ndeshjen e mbylli me karton të verdhë, të cilin e mori në minutën e 120-të.
Rangers në finale të Kupës do të përballet me Celticun. Finalja do të luhet më 26 shkurt.