Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, përgëzoi lojtarët për atë që dhanë në fushën e lojës, e që thotë se ishte maksimumi.
Prishtina barazoi në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, 2:2, por u eliminua nga gara, për shkak se në Prishtinë humbi, 3:2.
“Një urim të madh për futbollistët që morën besimin nga stafi. Nuk pritëm që mund ta gjejmë Llapin kaq të dobët dhe t’i shënojmë dy gola. Ngarkesa ishte shumë e madhe për ne, për shkak të ndeshjes në fundjavë. Lilaj në fund të pjesës së parë pati një lëndim. Shpresoj që të mos ketë diçka serioze. Ekipi luajti mirë dhe dha maksimumin. U eliminuam, por fituam futbollistë të rinj”, theksoi pas ndeshjes Ramadani.
Prishtina në fundjavë në Superligën e Kosovës në futboll do të luajë në udhëtim te Drita, në kuadër të xhiros së 30-të.