Trajneri Zekirija Ramadani me Dritën u mposhtën në udhëtim te Fushë Kosova të shtunën.
Trajneri Ramadani tha se pjesa e parë ishte shumë e dobët, ndërsa në pjesën e dytë, lojtarët nuk shfrytëzuan mundësitë që i patën.
“Ekipi nuk reagoi në pjesën e parë. Nuk krijuam asgjë dhe kishim vetëm një goditje që kapëm shtyllën. Në pjesën e dytë nuk u mora as me taktikë, as me asgjë. Ishte vetëm qasja në lojë. Nuk fitohen ndeshjet kur do ti, sepse ndonjëherë edhe fati ta kthen shpinën. Në pjesën e parë nuk krijuam asgjë, ndërsa në të dytën krijuam shumë por nuk shënuam dhe u ndëshkuam. E urojmë Fushë Kosovën për fitoren. Duhet të marrim mësim sepse këto ndeshje duhet të fitohen ndonjëherë edhe me vetëm një goditje apo me një gjysmërast”, deklaroi Ramadani për “ArtMotion”.