Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani merr përgjegjësinë për humbjen e Prishtinës

Trajneri kampion në fuqi me Prishtinën, Zekirija Ramadani, ka dhënë deklaratë interesante pas ndeshjes së humbur nga Llapi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka thënë se e merr vetë përgjegjësinë për humbje, derisa e la të paqartë të ardhmen e tij te “bardhekaltrit”.

“Më e vështira është ta gjej komentin e duhur për këtë ndeshje. E uroj Llapin për fitore. Disi po na ecë shumë keq në fushën tonë. Nuk e kemi asnjë fitore deri tani. Është hera e dytë që po e humbim një ndeshje në vazhdime. Eksperiencën e kemi, por derisa ndodhin këto gjëra, eksperienca nuk vlenë. Sot e kishim në dorë avantazhin nga pjesa e parë, u munduam ta menaxhojmë. Jemi të zemëruar. Përgjegjësinë e ka trajneri, do ta shohim se si do të veprojmë tutje. Ajo që ndodhi vitin e kaluar është shumë e vështirë të përsëritet këtë vit. Shpresoj në rikthimin e futbollistëve, pasi disa prej tyre janë të lënduar”, tha Ramadani pas ndeshjes.

Prishtina edhe ndeshjen e radhës e luan në shtëpi. Ballafaqohet me Malishevën.