Ish-trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka arritur marrëveshje me klubin elitar të Shqipërisë, Egnatia.
Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri nga Shkupi. Ai ka njoftuar se kontratën do ta nënshkruajë të hënën, ndërsa do ta zëvendësojë Gugash Maganin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Është e vërtetë që kam arritur marrëveshje dhe nesër do të udhëtoj sërish për në Shqipëri për ta nënshkruar kontratën", ka thënë Ramadani të dielën për KOHËN.
Ramadani u shkarkua nga Prishtina vetëm disa javë më parë, për shkak të rezultateve jo të mira. Ai riktheu titullin në kryeqytet pas tetë viteve mungesë sezonin e kaluar.
Ramadani në të kaluarën në Kosovë ka punuar edhe te Trepça '89 dhe Feronikeli.
Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara në Kategorinë Superiore, Egnatia renditet e teta me 11 pikë.