Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egnatia prezanton Zekirija Ramadanin

Zekirija Ramadani është emëruar trajner i skuadrës shqiptare, Egnatia.

Prezantimi i Ramadanit është bërë sot gjatë ditës nga presidenti i Egnatias, Agim Demrozi. Marrëveshjen me klubin shqiptar, Ramadani e kishte pohuar të dielën për KOHËN.

“Mirësevjen Zekirija Ramadani. Presidenti Demrozi zyrtarizon sot trajnerin e ri të skuadrës. I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani”, shkruan në njoftimin e Egnatias.

Zekirija Ramadani së fundmi drejtori Prishtinën, ku u shkarkua pas rezultateve jo të mira. Ai e fitoi titullin e kampionit sezonin e kaluar me skuadrën kosovare.

Te Egnatia, Ramadani do ta zëvëndësoi të larguarin Gugash Magani.

Artikuj të ngjashëm