Trajneri Zekirija Ramadani ka konfirmuar se është në bisedime me drejtuesit e klubit të Gjilanit. Ai ditë më parë njoftoi për largimin nga Egnatia, skuadër me të cilën siguroi mbijetesën në elitën e futbollit të Shqipërisë.
Trajneri shkupjan ka thënë për KOHËN të enjten se përveç Gjilanit, në bisedime është edhe me një klub tjetër të Kosovës, emrin e të cilit nuk ka dashur ta zbuloj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam në bisedime me dy skuadra, normal njëra është Gjilani. Besoj se deri në fund të javës do të bëhet diçka”, ka thënë Ramadani.
Ramadani në Kosovë së fundi punoi te Prishtina. Me Prishtinën fitoi titullin e kampionit. Drejt titullit udhëhoqi edhe Trepçën ’89 dhe Feronikelin.