Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani: Jemi me këmbë në tokë

Zekirija Ramadani

Fitore shumë të vështirë por tejet të rëndësishme e ka vlerësuar trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, atë kundër Besës.

Prishtina fitoi të mërkurën në Brestovik të Pejës me rezultatin 3:0, dhe mbetet ende në krye të tabelës.

“Me të vërtetë ishte shumë e vështirë përballë një Bese që lufton deri në fund. Nuk u dorëzua. I uroj futbollistët e mi për fitoren. Më gëzoj qasja e këtij takimi nga lojtarët. Si duket kemi marrë mësime nga dy takimet e Besës që i kishte ndaj Dritës dhe Trepçës ’89. Jam i gëzuar për fitoren. E menaxhuam deri në fund rezultatin dhe nuk pranuam gol. Më gëzon që jemi me këmbë në tokë. Nuk kemi eufori. Derisa i fitojmë ndeshjet, nuk na interesojnë tjerët. Tani duhet vetëm t’i fitojmë ndeshjet tona”, tha fillimisht trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

Otto Johni shënoi dy gola, ndërsa Besnik Kransiqi një tjetër në fitoren 3:0 të Prishtinës.

“Otto Johni na ka ardhur në momentin e duhur. Falë punës në vendlindje ka ardhur me 4-5 kilogramë më pak se që kishte kur shkoi në Nigeri. Kemi një konkurrencë e shëndoshë në skuadër”, nënvizoi Ramadani.

Artikuj të ngjashëm